LAJMI I FUNDIT:

Mazzanti Evantra Pura, vetura italiane me “zemër” amerikane

Mazzanti Evantra Pura, vetura italiane me “zemër” amerikane

Kanë kaluar më shumë se tetë vite që kur kompania italiane Mazzanti Automobili prezantoi modelin e parë Evantra në Monako, e tani ka sjell versionin e fundit të kufizuar në numër serik.

Mazzanti prezantoi Evantran e avancuar, e rezultat i kësaj është versioni Evantra Millecavalli që ka motor prej 7,3 litra LS7 V8 twin-turbo që prodhon 1.200 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.


Tani Mazzanti është rikthyer me një version tjetër të Evantra me emrin Evantra Pura. Kompania dëshiron ta shfaq “pastërtinë” me këtë model.

Evantra Pura ka motor me 6,2 litra V8 me “prejardhje amerikane” që vjen me 761 kuaj-fuqi. Është dukshëm më pak sesa versioni më i fuqishëm nga viti 2018, por Mazzanti ka zvogëluar dukshëm peshën e veturës për 90 kilogramë në raport me versionin origjinal që peshonte 1.290 kilogramë.

Falë kësaj Evantra Pura arrin shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 2,9 sekonda e atë maksimale e ka të kufizuar në 360 km/h.

Megjithatë këtë veturë mund ta kenë pak fatlumë, pasi ky mjet ekzotik është i kufizuar sa i përket njësive të prodhuara – që është në vetëm pesë. /Telegrafi/