LAJMI I FUNDIT:

Mazda CX-5 që arrin vitin që vjen, do të jetë shumë më i fuqishëm (Foto)

Mazda CX-5 që arrin vitin që vjen, do të jetë shumë më i fuqishëm (Foto)

Pretendimet dolën të vërteta, pasi u gjet një dokument që përfundoi në internet

Është ndër makinat më të pëlqyera crossover, por me motorin 2.5-litra që prodhon 187 kuajfuqi, Mazda CX-5 ka lënë gjithmonë shumë për të dëshiruar, transmeton Telegrafi.

Më herët ishte thënë se versioni i ri do të trashëgojë pjesën motorike të Mazda6 apo CX-9, që të prodhojë deri më 250 kuajfuqi, por nuk është konfirmuar asgjë në këtë aspekt.


Së fundmi, këto dyshime janë pranuar në një formë nga EPA, që ka siguruar një dokument, që tregon fuqinë e rritur të CX-5 që arrin më 2019. Pjesë e motorit, do të jetë edhe sistemi me gaz, një supercharger me 2.5-litra.

“Opsione të zgjeruara të SkyActiv-G 5.5 T” thuhet të jetë pjesë e integrimeve në këtë Mazda, që do t’ia rritë fuqinë edhe më shumë. Sipas të njëjtin burim, Mazda CX-5 do të jetë e pajisur edhe me Apple CarPlay dhe Android Auto.

Matësin do ta ketë të ri, ulëset e ajrosura, pasqyrat e jashtme do t’i mbyllen në mënyrë automatike, ndërsa ka ndryshime edhe në ulëset e pjesës së pasme. /Telegrafi/