Maura Higgins ka ndarë me ndjekësit sekretin pas formës së saj mbresëlënëse, ndërsa pozoi me bikini të kuqe nga pushimet në Marrakesh.

Ylli i “Love Island”, 34 vjeçe, tha gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram se rutina e saj për barkun vjen nga “punë e palodhur në palestër”, duke shtuar se bën “power yoga dhe pilates” për të qëndruar në formë.


“Nuk ka qenë e lehtë, por është ndjesia më e mirë që kam pasur prej kohësh”, tha ajo.

Maura pranoi gjithashtu se përdor Botox, pasi më parë kishte mohuar çdo ndërhyrje, duke shpjeguar se tani fokusohet në kujdesin e lëkurës, shkruan DailyMail.

Postimi i saj vjen në një periudhë të re për karrierën e saj, pasi ajo ka debutuar si aktore në filmin komedi “The Spin”, ku luan përkrah Kimberly Wyatt dhe aktorit Brenock O’Connor.

Filmi ka marrë reagime pozitive dhe, sipas burimeve, Maura ka tërhequr vëmendjen e producentëve në Hollywood.

Megjithatë, raportet thonë se ajo ka rindezur përplasjen me ish-konkurrenten e “Love Island”, Olivia Attwood, pasi nënshkroi me të njëjtën agjenci PR në SHBA një lëvizje që ka shkaktuar tensione mes tyre. /Telegrafi/