LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: Unë nuk jam kandidat për ministër të MPB-së, vendimi për këtë i takon Pacollit

Matoshi: Unë nuk jam kandidat për ministër të MPB-së, vendimi për këtë i takon Pacollit

Pas dorëheqjes së Flamur Sefajt nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, AKR-ja ende nuk ka vendosur për emrin e ri që do ta vë në krye të këtij institucioni.

Kryeministri Haradinaj dje në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, deklaroi se janë në pritje të AKR-së që të sjellin emrin e ri për ministër të Punëve të Brendshme.


E në AKR thonë se kjo çështje i takon tashmë kryetarit të partisë, Behgjet Pacolli.

Kryetari i Kuvendit të kësaj partie, Fatmir Matoshi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se edhe pse është propozuar nga struktura e partisë, ai nuk do të jetë kandidat për ministër të MPB-së.

“Kjo çështje është përgjegjësi dhe kompetencë e kryetarit të AKR-së. Unë kam qenë i propozuar i shumicës absolute të strukturës së partisë dhe degëve, e kam menduar këtë çështje dhe dje e kam njoftuar presidentin Pacolli që nuk jam kandidat për ministër të MPB-së”, ka thënë Matoshi.

Ai ka shtuar se nuk e di se kur dhe për kënd do të vendosë Pacolli.

“Unë do të vazhdojë të japë kontributin tim në MMPH si zv.ministër dhe si kryetari i degës në Kamenicë. Ndërsa presidentit i kam dhënë mendimin tim se ministri i ri i MPB-së do të duhej të ishte patjetër nga struktura udhëheqëse e partisë dhe në asnjë mënyrë nga dikush nga jashtë ose dikush që varësisht interesave të momentit që hyn edhe del nga AKR-ja”, u shpreh Matoshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori