LAJMI I FUNDIT:

Matka – vendi që patjetër duhet të vizitohet në Maqedoni (Foto/Video)

Matka – vendi që patjetër duhet të vizitohet në Maqedoni (Foto/Video)

Matka është një nga peisazhet më të njohura dhe më madhështore në Maqedoni. Gjendet vetëm 15 kilometra larg qytetit kryesor (Shkupit) dhe është vendi më i preferuar për qytetarët për kalimin e fundjavave. Ajo është një kanion i lumit Treska i cili karakterizohet me formë specifike, shumëllojshmëri të reliefit, shpate të pjerëta dhe masive shkëmbore vertikale.

Ky fshat është përmendur për bukuritë e tij natyrore edhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat kur rekomandojnë vizitë në Maqedoni, Liqeni i Matkës është ndër vendet e para që duhet të vizitohet.


Matka gjithmonë ka tërhequr një numër të madh dashamirës dhe hulumtues të natyrës, për faktin se ajo është një rezervë natyrore të kafshëve të ralla (siç janë shqiponjat kokëbardha dhe pesëmbëdhjetë llojet e fluturave që jetojnë vetëm në këtë teren) dhe të bimëve endemike dhe bimëve mjekësore.

Parku Speleologjik është një nga parqet më magjepsës në Evropë. Në këtë mjedis gjenden dhjetëra shpella me gjatësi prej 20 dhe deri 176 metra.

Më e shquar prej tyre është shpella nëtokësore Vrelo, në brendësinë e së cilës gjenden dy liqene dhe është e pasur me stalaktite. Dominon stalaktiti i madh në formën e koneve, i cili grumbullohet 2700 vjet. Me 212 metra thellësi, tani Vrelo është shpella më e thellë nënujore në Ballkan, dhe e dyta në Evropë.

Dashamirësit e sporteve ekstreme kanë mundësinë për të shijuar ngjitjen sportive dhe alpinizmin, ose sportin me kajak në ujërat e egra. Pikërisht këtu, në lumin Treska u mbajt Kampionati Botëror në kajak në ujëra të egra në vitin 1975.

Të gjithë, pa përjashtim, mund të kënaqen në shëtitjen me varkë në liqenin më të vjetër artificial në Maqedoni, ndërsa në afërsi të tij ka 4 kisha dhe manastire. Në Matkë ndërthuren dhe lidhen një numër i madh rrugësh, kështu që është shumë e lehtë të vini tek destinacioni i dëshiruar. Mund të humbni në ëndrrat dhe psherëtimat e shkaktuara nga pamjet që ofron Matka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori