LAJMI I FUNDIT:

Mate Rimac: Po të më thoshte dikush në vitin 2009 se kjo do të ndodhte, nuk do t’i besoja

Mate Rimac: Po të më thoshte dikush në vitin 2009 se kjo do të ndodhte, nuk do t’i besoja

Themeluesi i kompanisë Mate Rimac, me rastin e hapjes së ngjarjes së paralajmëruar ditë më parë në Dubrovnik të Kroacisë, ka zbuluar se si i kishte ardhur ideja e prodhimit të veturës së shumëpërfolur Rimac e së fundmi modeli Nevera.

Sipas tij, gjithçka ndodhi kur si i ri bleu një BMW prodhim i vitit 1984, ku pas disa ngasjeve motori iu prish dhe kjo e bëri të mendoj për dy pasionet e tij – teknologjinë dhe veturat, transmeton Telegrafi.


Aty edhe nisi ideja për themelimin e kompanisë Rimac Automobili, e për këtë e kishte frymëzuar puna e palodhshme e bashkëkombësit të tij Nikolla Teslla, për të cilin ai thotë se ishte një gjeni.

Madje theksoi se kurrë nuk do të kishte besuar që vetëm 10 vite më parë, garazhi në të cilin filloi projektin sot do të ketë mbi 1000 punonjës që prodhojnë një prej veturave më të mira në botë.

Reagimet e para të zyrtarëve të Rimac, pas lajmit se Bugatti kalon në pronësi të një kompanie kroate
Lexo po ashtu Reagimet e para të zyrtarëve të Rimac, pas lajmit se Bugatti kalon në pronësi të një kompanie kroate

“Po të më kishte thënë dikush 12 vite më parë që kjo do të ndodhë, nuk do ta besoja”, tha Mate Rimac.

“Kur i mbusha 18 vjet, bleva një BMW. Më inspiroi Tesla dhe shpikjet e tij dhe menjëherë desha të dëshmojë që veturat elektrike janë më të shpejta dhe më emocionuese sesa ato konvencionale”, ka shtuar Mate.

“Fillova vetëm në garazh. Kur e prezantuam Concept One, kemi qenë vetëm 11 persona. Vitin e kaluar kemi tejkaluar shifrën prej 1000 punonjësve. Nevera është mishërim i vizionit tim”, ka theksuar themeluesi i Rimac Automobili.

Rimac me kompleks të ri, kampusi shtrihet në 100.000 m2 – kostoja e ndërtimit të saj kap shumën e mbi 200 milionë eurove
Lexo po ashtu Rimac me kompleks të ri, kampusi shtrihet në 100.000 m2 – kostoja e ndërtimit të saj kap shumën e mbi 200 milionë eurove

“Gjithmonë kam dashur ta prodhoj në Kroaci dhe të tregoj se mund të bëhet edhe këtu. Siç thonë tek ne – gjithçka është e mundur derisa tjetër kush nuk arrin ta bëjë”. Në vitin 2018, Porsche vendosi të investoj në këtë biznes. I kemi pasur si përkrahjen kryesore, jo vetëm në biznes, por edhe në zhvillimin e mjeteve”, ka shtuar kroati. /Telegrafi/