LAJMI I FUNDIT:

Rimac me kompleks të ri, kampusi shtrihet në 100.000 m2 – kostoja e ndërtimit të saj kap shumën e mbi 200 milionë eurove

Rimac me kompleks të ri, kampusi shtrihet në 100.000 m2 – kostoja e ndërtimit të saj kap shumën e mbi 200 milionë eurove

Themeluesi i kompanisë kroate Rimac Automobili, Mate Rimac, ka zbuluar detaje për të ardhmen e kompanisë duke pranuar se do të ndahet në dy sektorë: njëra do të merret me hiper-vetura, tjetra me zhvillimin e teknologjisë.

“Kampusi Rimac është ëndrra ime e kamotshme dhe do të jetë shtëpia e bizneseve tona. Do të jetë vendi më i mirë për punonjësit tonë, një kompleks për hulumtime në fushën e automobilizmit që nuk do të ketë rrethojë mbrojtëse”, ka thënë Mate, transmeton Telegrafi.


Deri më 2023 pritet të finalizohet projekti i kompleksit të Rimac Automobili që shtrihet në 100.000 m2, dhe brenda saj do të ketë departamente të ndara nga hulumtimi i teknologjisë e deri te ato ku testohen veturat super të shpejta.

Bugatti dhe Rimac bashkojnë forcat, krijojnë markën e re – historia e kompanisë kroate që arriti të bëhet kryelajm i mediave botërore
Lexo po ashtu Bugatti dhe Rimac bashkojnë forcat, krijojnë markën e re – historia e kompanisë kroate që arriti të bëhet kryelajm i mediave botërore

Kostoja e ndërtimit kap shumën e mbi 200 milionë eurove dhe nuk do të jetë larg selisë aktuale të kësaj kompanie kroate, që ka arritur të futet në top 5-shen e veturave më të mira sportive. /Telegrafi/

Kampusi i ri i Rimac do të ndërtohet në Kroaci dhe kosotoja e ndërtimit kap vlerën e mbi 200 milionë eurove
Dhjetë vite më parë Mate Rimac, filloi punën në një garazh të vogël – sot numëron mbi 1000 punëtorë
Bugatti-Rimac, mishërim i klasikes dhe modernes
Rimac ka një grup aksionarësh, duke filluar nga Porsche, Hyundai dhe investitorë më të vegjël