LAJMI I FUNDIT:

Reagimet e para të zyrtarëve të Rimac, pas lajmit se Bugatti kalon në pronësi të një kompanie kroate

Reagimet e para të zyrtarëve të Rimac, pas lajmit se Bugatti kalon në pronësi të një kompanie kroate

Kompania e kroatit Mate Rimca sot pasdite ka kumtuar lajmin që ka bërë boom në mediat e rajonit por edhe ato ndërkombëtare, pasi që nga sot kompania e njohur Bugatti do të kalojë në pronësi të Rimac dhe selinë do ta ketë në Kroaci.

Me këtë është konfirmuar që Rimac do të jetë pronare e Bugatti, kompaninë e njohur për vetura të shpejta dhe luksoze për të cilat pak kush ka para të mjaftueshme që t’i ketë në garazh, transmeton Telegrafi.


“Është padyshim një moment shumë i rëndësishëm”, në të cilin Rimac Automobili nga një fazë e start-upave po futet në një epokë krejt të re.

Mate Rimac: Po të më thoshte dikush në vitin 2009 se kjo do të ndodhte, nuk do t’i besoja
Lexo po ashtu Mate Rimac: Po të më thoshte dikush në vitin 2009 se kjo do të ndodhte, nuk do t’i besoja

“Askush nuk mund të thotë se bëhet fjalë vetëm për spektakël dhe opinion”, ka thënë për mediat kroate Sasha Cvetojeviq nga Rimac.

“E gjithë kjo ngrit kompleksitetin e biznesit të Rimac Automobili të mëparshëm në një nivel të ri, pasi që Mate tani po merr funksionin e menaxhimit të një kompanie e cila do të jetë në garë për prodhim edhe jashtë Kroacisë”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që 10 vite më parë, kjo kompani kroate filloi biznesin brenda një garazhi – duke u prezantuar në treg me një markë të re. Sot kjo kompani arrit ta ketë në pronësi një prej markave më të njohura botërore në auto-industrinë, bëhet fjalë për Bugatti. /Telegrafi/