LAJMI I FUNDIT:

Maskë për fytyrën e thatë me avokado

Maskë për fytyrën e thatë me avokado

Cilado qoftë arsyeja e tharjes së lëkurës tuaj, kjo maskë do t’ju bëhet një aleate e mirë.

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Lëkura është vija e parë e mbrojtjes së organizmit: ajo shmang hyrjen e substancave të huaja dhe rregullon kalimin e ujit. Mund të dëmtohet nga zakonet e gabuara ushqimore, kushtet klimatike, detergjentet e forta, etj.

Në lëkurën e thatë shfaqen rrudhat e para më herët se sa në tipat e tjerë të lëkurës. Cilado qoftë arsyeja e tharjes së lëkurës tuaj, kjo maskë do t’ju bëhet një aleate e mirë.


Përbërësit:

• ½ avocado
• 3 pika vaj esencial jojoba
• 5 pika vaj trëndafil i egër (kaça)

Përgatitja:

Për të përgatitur maskën tuaj, bëni pure avokadon duke e futur në mikser, shtoni vajin e jojobës dhe të trëndafilit të egër.

Aplikoni maskën në lëkurën e fytyrës, e cila është pastruar më parë. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Më pas, aplikoni një krem hidratant apo vaj bimor.

Avokado përmban vitaminë E, e cila ndihmon në parandalimin e rrudhave të shkaktuara nga veprimi i radikaleve të lira.
Vaji i jojobës është i pasur me vitamina E, B2, B3 dhe minerale, të cilat trajtojnë problemet e lëkurës së thatë. Depërton shpejt në lëkurë, nuk është i rëndë, ju lë ndjesi të butë.
Vaji i trëndafilit të egër është një vaj i çmuar për rigjenerimin e lëkurës, ka efekt anti-rrudhë, mbron lëkurën nga plakja e parakohshme. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Në çift
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Kalo në kategori