Maskat më të mira që mund t’i përgatisni në shtëpi

Kur bëhet fjalë për rutinat e bukurisë, nuk ka asgjë si maskat për fytyrën për të shndërruar rutinën e përditshme të lëkurës tuaj në një moment relaksues të vetë-kujdesit.
Ato pak minuta gjatë të cilave maska funksionon, është ndoshta përvoja më e afërt me një SPA. Jo vetëm mendja juaj, por lëkura juaj do t’ju falënderojë gjithashtu për atë vëmendje shtesë.
Për të parë maskat të cilat mund t’i krijoni në shtëpi në vartësi se për çfarë ju duhet, shikoni më poshtë:
Për hidratim:
Nëse hidratuesi juaj ka përfunduar, ky kombinim i përshtatshëm do të ushqejë lëkurën tuaj. Sipas bashkëthemeluesit të Clean Beauty Insiders, Dominika Minarovic, mjalti është një “përbërës çudibërës”. Ndihmon lëkurën të mbajë lagështinë pa shtuar vaj, duke ndihmuar shërimin plagëve dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Pastaj, tërshëra, një përbërës i njohur për markat si Garnier, të cilat kanë veti qetësuese dhe hidratuese dhe vajrat e avokados do t’i lënë lëkurës ndjenjë ekstra të lëmuara.
Përbërësit:
Avokado
1 lugë gjelle mjaltë
Tërshërë
Udhëzime:
Përzieni avokadon dhe të gjithë përbërësit së bashku. Aplikoni për të pastruar lëkurën e thatë dhe lëreni për 15 minuta maksimum, duke shmangur zonën e syve, në fund lajeni me ujë të ngrohtë.
Për shërimin e lëkurës:
Mjalti nuk është vetëm hidratues, por është gjithashtu një anti-bakterial natyral, duke e bërë atë jashtëzakonisht të efektshëm në maska për luftimin e akneve, sipas Lily Kunin, autore e librit të gatimeve me bazë bimore Good Clean Food.
“Maja ushqyese është gjithashtu e shkëlqyeshme për trajtimin e akneve, pasi është e pasur me vitamina B që ndihmojnë në qetësimin e pengesës së lëkurës, veçanërisht nëse jeni duke shpërthyer rreth periudhës suaj”.
Përbërësit:
2 qese çaji kamomil
1 lugë mjaltë
1 lugë majë buke
Udhëzime:
Merrni një filxhan çaj kamomili duke përdorur dy qese çaji dhe lërini të ftohen plotësisht. Përziejini së bashku mjaltin dhe majanë dhe shtoni sa duhet çajin e freskët për të bërë një pastë të njomur sa duhet për t’u përhapur në fytyrën tuaj. Aplikoni një shtresë të hollë dhe lëreni për 20 minuta. Lani dhe hidratoni si zakonisht.
Për tonifikim dhe shkëlqim
Nuk ka nevojë të shpenzoni të gjitha paratë tuaja për acidet dhe tonerët e fundit. Provoni të gjithë këtë version natyror së pari dhe korrni rezultatin. Kosi është plot me acid laktik, i cili do të heqë qelizat sipërfaqësore të lodhura dhe do të zbulojë shtresat më të ndritshme më poshtë. Mjalti do të shtojë elasticitet në lëkurë dhe, sipas Kate Protopapas, themeluese e të gjitha markave të lëkurës, Isla Apothecary, shafrani i Indisë është jashtëzakonisht i dobishëm për të luftuar pigmentimin.
Përbërësit:
1 lugë gjelle kos natyral, të thjeshtë
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë shafran i Indisë pluhur
Udhëzime:
Përziejini të gjithë përbërësit së bashku dhe aplikoni në lëkurë të pastër dhe të thatë. Lëreni për 10-15 minuta, lani dhe hidratojeni si zakonisht.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Kurrë mos iu arsyetoni partnerit për këto tri gjëra!

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit