LAJMI I FUNDIT:

Maskat mjekësore dhe ato nga pëlhura, OBSH tregon se nga kush mund të përdoren për tu mbrojtur nga COVID-19

Maskat mjekësore dhe ato nga pëlhura, OBSH tregon se nga kush mund të përdoren për tu mbrojtur nga COVID-19

Zyra e OBSH-së në Kosovë ka lansuar së fundmi një video sensibilizuese lidhur me përdorimin e maskave mbrojtëse dhe kujdesin që duhet treguar ndaj COVID-19.

Në këtë video tregohet për përdorimin e dy llojeve të maskave asaj mjekësore dhe maskës prej pëlhure.

Maska mjekësore apo të njohura si kirurgjikale mbajnë punëtorët shëndetësorë, individët që kanë simptoma të COVID-19 dhe ata që kujdesen për dikë që dyshohet se konfirmohet me COVID-19, shkruan Telegrafi.


Sipas Zyrës së OBSH-së në Kosovë, në zonat ku COVID-19 është i përhapur dhe distnacimi fizik prej të paktën 1 metër nuk mund të arrihet, këtë lloj të maskave duhet ta bartin të moshuarit mbi 60 vjeç dhe ata që kanë probleme shëndetësore kronike.

Sa i përket maskës nga pëlhura, OBSH rekomandon që këtë lloj maske ta mbajnë njerëzit që nuk kanë simptoma të COVID-19 ku virusi është i pranishëm në masë dhe distanca fizike prej të paktën një metër nuk mund të arrihet.

Këto maska rekomandohet të barten edhe në ambientet publike siç janë: transporti publik, vendet e punës, shitoret ushqimore dhe vendet e tjera me shumë njerëz.

Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 119 raste me coronavirus, duke quar numrin total të të infektuarve në 5,237. Të shëruar gjatë 24 orëve të fundit ishin 92 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2,462 ndërkaq 115 persona kanë humbur jetën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori