Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!

Pamja e lëkurës së fytyrës ka rëndësi të lartë për përshtypjen e përgjithshme që e krijojmë te njerëzit, pasi që gjëja e parë që e shohin njerëzit te ne është fytyra.
Sidoqoftë, fytyra kërkon kujdes të vazhdueshëm në aspektin e produkteve efikase dhe të shëndetshme, por kërkon edhe një stil më të shëndetshëm të jetesës, transmeton Telegrafi.
Faktorë të ndryshëm ndikojnë në gjendjen e lëkurës që e kemi në fytyrë dhe njerëzit shpeshherë kanë probleme me shenja, akne, njolla të diellit, rrudha, etj.
Për ta rikthyer bukurinë dhe vitalitetin e lëkurës, shumica e njerëzve provojnë produkte të shtrenjta komerciale, ndonëse shpeshherë këto produkte janë thjesht jo efikase dhe të mbushura me kimikale të dëmshme.
Por, ekspertët thonë se ka disa mënyra natyrale për ta rigjeneruar, pastruar dhe freskuar fytyrën me kosto të përballueshme.
Maska e mëposhtme është krejtësisht natyrale dhe të gjithë përbërësit janë të shëndetshëm për lëkurën. Maska i largon të gjitha problemet e lëkurës dhe e bën atë të shëndetshme dhe të pastër.
Përbërësit:
– Sodë buke
– Uthull molle
– Mjaltë
– Gjysmë limoni
Metoda e përgatitjes:
Shtojeni një lugë çaji uthull molle në një gotë të mbushur deri në gjysmë me ujë. Në një tas tjetër, qiteni sodën e bukës dhe pastaj aty shtojeni ujin dhe uthullën. Pasi ta bëni këtë, shtojeni lëngun që e shtrydhni nga një gjysmë limoni, dhe përzijeni derisa të krijohet pasta.
Përdorimi:
Pastrojeni fytyrën në mënyrë që t’i hapni poret dhe t’i eliminoni të gjitha grimcat e makijazhit. Me një copë pambuku thajeni lëkurën. Pasi ta bëni këtë, aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 5-10 minuta. Në fund pastrojeni me ujë të ngrohtë dhe prapë me ujë të ftohtë për t’i mbyllur poret. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Khloé nuk ua lejon fëmijëve të flenë jashtë shtëpisë – Arsyen do ta mirëkuptojë çdo prind!

“Mapping powder”: Teknika e re e Kendall Jenner-it për konturimin delikat të fytyrës

Trendi i ngrohtë i sezonit: Printime florale dhe detaje të frymëzuara nga deti

Khloé nuk ua lejon fëmijëve të flenë jashtë shtëpisë – Arsyen do ta mirëkuptojë çdo prind!

“Mapping powder”: Teknika e re e Kendall Jenner-it për konturimin delikat të fytyrës

Pesë mënyra për të veshur një xhaketë këtë pranverë: Bëhuni personi më me stil në zyrë

Si të stilizoni një pallto lëkure më në modë: Ky është trendi më i dëshirueshëm dhe gjithmonë duket i fuqishëm dhe i shtrenjtë

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Si të krijoni një lidhje të veçantë me fëmijën – në vetëm tre minuta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres