Mijëra çifte u martuan në një kishës të premten, megjithë shqetësimet në Korenë e Jugut për përhapjen e shpërthimit të coronavirusit.

Kisha e themeluar nga Sun Myung Moon - i njohur si mesia nga ndjekësit e tij - shpërndau mbulesa fytyre për 30,000 persona, por vetëm disa prej tyre i vendosën, transmeton Telegrafi.


24433126 7977853 image m 11 1581068888062

"Do të ishte gënjeshtër nëse do të thoja se nuk shqetësohesha aspak për infeksionin", tha studenti 21 vjeçar i universitetit. "Por unë ndjehem sikur do të mbrohem nga virusi sot".

Koreja e Jugut ka regjistruar 24 raste të shpërthimit të coronavirusit të ri që u shfaq në Kinën fqinje, ku janë konfirmuar më shumë se 30,000 raste, dhe Seuli ka ndaluar hyrjen për të huajt që kanë qenë së fundmi në Wuhan, qendra e epidemisë.

24433106 7977853 image a 14 1581068911063

Festivalet, ceremonitë e diplomimit dhe koncertet janë anuluar për shkak të frikës së ngjarjeve të mëdha mund të lehtësojnë transmetimin e virusit, dhe autoritetet kanë kërkuar nga grupet fetare që të bashkëpunojnë në parandalimin e përhapjes së tij.

24433120 7977853 image a 12 1581068906501

Gati 6.000 çifte me veshje identike nga 64 vende - shumë prej të cilëve u takuan për herë të parë në javët e fundit - u martuan në Gapyeong, dhe të sapomartuarit bënë foto në grup dhe u uruan nga miqtë dhe të afërmit.

24433344 7977853 image a 17 1581069315346

Dasmat masive, të mbajtura shpesh në stadiume gjigante sportive me dhjetëra mijëra çifte, kanë qenë prej kohësh një tipar i veçantë në Korenë e Jugut.

Ato filluan në fillim të viteve 1960, duke përfshirë vetëm dhjetëra çifte në fillim, por me numra që rriteshin ndër vite.

Në vitin 1997, 30,000 çifte morën pjesë në një martesë të përbashkët në Uashington, dhe dy vjet më vonë rreth 21,000 mbushën Stadiumin Olimpik në Seul. /Telegrafi/

24433330 7977853 image a 27 1581069600854