Maska ideale e flokëve jetëgjatë, vaj ulliri dhe e verdhë veze

E pasur me proteina, me vitamina dhe acide yndyrore, super natyrale, e verdha e vezës i bën flokët të butë, të shkëlqyeshëm dhe shumë të shëndetshëm. Njëkohësisht, ndihmon shumë edhe në rritjen e tyre.
Vitaminat A, D, E ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve, ndërsa vitamina D ndihmon në rritjen e tyre.
Vaji i ullirit gjithashtu i forcon dhe i zbut flokët, duke e bërë këtë përzierje ideale, sidomos për flokët e thatë apo të dëmtuar.
Përzierja e të gjithave bashkë shërben edhe si një lloj pilingu, i cili ndihmon në pastrimin e skalpit, por edhe ruan ngjyrën.
Mbaje për afro 15-20 minuta dhe pastaj laji flokët si zakonisht.
Sa herë ta përdorësh? Është një trajtim shumë i mirë për flokët dhe shumë i shëndetshëm, megjithatë, është e mjaftueshme një herë në dy javë, 1-2 herë çdo muaj. /Telegrafi/



















































