LAJMI I FUNDIT:

MAShTI: Të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, por vendimi merret në bazë të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore

MAShTI: Të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, por vendimi merret në bazë të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore

Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022  kanë qenë temë kryesore e diskutimit në një takim virtual në të cilin kanë marrë pjesë Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, përfaqësues të SBAShK-ut dhe ata të Këshillit të Prindërve në Prishtinë.

Ministrja Nagavci, tha se nga ana e MASHTI-t janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, megjithatë bazuar në situatën epidemiologjike çdo vendim do të merret duke i respektuar rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Sipas njoftimit të MASHTI-it, Nagavci bëri të ditur se është rishikuar udhëzuesi dhe protokollet për mësim në situatë pandemie derisa shtoi se në vizitat që ka zhvilluar në shkolla është informuar se janë të gatshme për fillimin e vitit shkollor.

Ndër të tjera, Nagavci tha se, situata epidemiologjike në javët e fundit ka qenë e rënduar dhe vazhdon të mbetet e tillë, derisa përmendi rëndësinë e vaksinimit të mësimdhënësve dhe prindërve.

Besim Avdimetaj, kryetar i Kolegjiumit të DKA-ve, tha se vaksinimi i mësimdhënësve tashmë është në një përqindje të lartë, por do të merren për bazë rekomandimet e IKShP-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, u shpreh se apeli i kësaj sindikate dhe MAShTI-t për vaksinim ka ndikuar pozitivisht te mësimdhënësit, të cilët janë të gatshëm për të filluar vitin e ri shkollor, me dëshirën që të krijohen kushte për mësim në shkolla, por nëse e imponon situata atëherë do të japin kontributin e tyre të plotë edhe në skenarin online.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Prindërve në Prishtinë, Jeton Demi theksoi se presin që Udhëzuesi të jetë në harmoni me skenarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori