LAJMI I FUNDIT:

MASHTI: Jemi në kontakt me autoritetet relevante rreth coronavirusit, do të merren masa në përputhje me situatën

MASHTI: Jemi në kontakt me autoritetet relevante rreth coronavirusit, do të merren masa në përputhje me situatën

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante rreth situatës epidemiologjike të coronavirusit COVID 19.

Në njoftim thuhet se MAShTI deri më tani ka zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe është duke shqyrtuar mundësinë që, në bashkëpunim me MSh dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të merren masa të tjera në përputhje me situatën.

MAShTI dhe MSh do të kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Ndryshe, edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë sot të ditur se janë duke shqyrtuar nëse duhet të ndërmerren masa të tjera parandaluese në institucionet arsimore kundër coronavirusit.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në koordinim me ministren e Arsimit, Hykmete Bajrami po shqyrtojnë nëse duhet ndërmarr masa tjera në institucionet arsimore dhe sipas tij, çdo masë do të koordinohet me autoritetet shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori