Sipas raportimeve nga komunat dhe të gjitha qendrat e testimit, Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), në një konferencë për media, e ka vlerësuar shumë të suksesshëm procesin e mbajtjes së pjesës së parë të Provimit të Maturës Shtetërore 2016 – afati i qershorit.
Kryetari i KShM-së, Azem Guri tha se, sipas informatave të deritanishme, rezulton se ky proces ka shënuar progres në raport me vitet e kaluara.
“I tërë procesi ka shkuar sipas planit të paraparë, gjë që dëshmon përkushtimin e Ministrisë për administrim korrekt e ligjor të një procesi kaq të rëndësishëm si Matura Shtetërore. Definitivisht, sipas të dhënave zyrtare nga të gjitha komunat, ky është organizimi dhe administrimi më i mirë i Maturës Shtetërore”, tha ai.
Sipas kryetarit të KShM-së, Komisioni është shumë i kënaqur me nivelin dhe përgjegjësinë e dëshmuar nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces.
“Jemi të bindur se vetëm në këtë mënyrë, ne do të arrijmë që ta ngrisim cilësinë e arsimit në Republikën e Kosovës dhe të jemi konkurrentë në tregun e dijes”, tha ai.
KShM, tha Guri, në ditët në vazhdim, bashkë me përpunimin e rezultateve, do të bëj një analizë të plotë për gjithë procesin në funksion të përmirësimit eventual të ndonjë lëshimi të evidentuar, në mënyrë që në pjesën e dytë të testimit të kemi standard akoma më të avancuar të administrimit të Testit.
Guri falënderoi të gjithë administruesit, mbikëqyrësit dhe monitoruesit që janë përkujdesur për mbarëvajtjen e këtij procesi, përfshirë kryetarët e komunave, drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, Policinë e Kosovës, Këshillin Rinor, Këshillin e Prindërve, si dhe platformën Kallxo.com për monitorimin e mbarëvajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore.
Kryetari i KShM-së falënderoi në veçanti mediat, të cilat kanë përcjellë te publiku gjatë gjithë kohës organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të Maturës Shtetërore.
MAShT dhe KShM i ka përcjellë nga afër rastet e izoluara të tentimit për kopjim dhe janë ndërmarrë masa dhe veprime të menjëhershme ndaj të gjithë atyre që kanë tentuar ta dëmtojnë këtë proces.
Provimit të Maturës Shtetërore 2016, sot i janë nënshtruar rreth 30 mijë maturantë, në 252 qendra të testimit, ndërsa për administrim janë të angazhuar rreth 3 mijë zyrtarë, ndërsa pjesa e dytë e testit për afatin e qershorit, do të mbahet më 18 qershor 2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet