LAJMI I FUNDIT:

MASHT dhe UNHCR organizojnë fushatën për edukimin e fëmijëve

MASHT dhe UNHCR organizojnë fushatën për edukimin e fëmijëve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot ka pritur në takim shefin e misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm që UNHCR ka dhënë në fushën e arsimit, angazhim për të cilin e kam falënderuar.

Bytyqi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se  temë kryesore e këtij takimi ishte edukimi në fëmijërinë e hershme nga mosha 0-3 vjeç, “me ç’rast kërkova nga Arduc, që të kemi mbështetjen e UNHCR-së në organizimin e një fushate vetëdijësuese për rëndësinë e zhvillimit të fëmijëve të këtyre moshave”.

“Theksova se në këtë fushatë, e cila do të bëhet në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Edukimit, do të përgatiten edhe disa materiale dhe broshura, të cilat do të shpërndahen kryesisht nëpër familjet, të cilat për arsye të ndryshme nuk mund t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe”.


Sipas Bytyqit, shefi i misionit të UNHCR-së, Erol Arduc, shprehu gatishmërinë për të kontribuar në realizimin e kësaj ideje, të cilën e vlerësoi si shumë të rëndësishme për zhvillimin e edukimit në fëmijërinë e hershme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori