MASH me grand-program prej 700 mijë euro do t’i lidh shkollat me kompanitë në vend

Ministria e arsimit dhe shkencës në bashkëpunim me Bankën Botërore përmes „Projekti për zhvillim të aftësive dhe përkrahje të inovacioneve“, fillon me realizimin e grand-programit me vlerë prej 700.000 euro, qëllimi i të cilit është ndërlidhja e shkollave të mesme profesionale publike me kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha në vend. Qëllimi është përmirësimi i mësimit praktik dhe aftësive për punësim të nxënësve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë program sot e bëri të ditur zëvendës ministri për arsim dhe shkencë, Spiro Ristovski. Ai theksoi se kjo masë është në përputhje me politikat arsimore për modernizim dhe zhvillim të arsimit profesional, me theks të veçantë në arsimin e mesëm, duke pas parasysh nevojat e tregut të punës në vend për kuadër adekuat profesional.
„Përmes këtij programi, është paraparë miratimi i mjeteve të pakthyeshme financiare për propozim-projekte të shkollave profesionale, në të cilët si partner paraqitet ndonjë kompani, dhe me realizimin e të cilit do të kontribuohet në përforcimin e bashkëpunimit të tyre reciprok, për avancimin e kompetencave profesionale dhe aftësive të nxënësve dhe zhvillimin e frymës ndërmarrëse dhe përgatitje për tregun e punës. Ky program mundëson përfitime fillimisht për nxënësit, por me rëndësi është edhe përfitimi për kompanitë, të cilët gjithsesi, nxënësit e përgatitur mirë ose nxënësit te të cilët shohin potencial të mirë, do të mund ti mbajnë edhe më tej në pozita të caktuara punuese. Kjo, nga ana tjetër do të thotë përfitim për ekonominë dhe tregun e përgjithshëm të punës në vend“, tha Ristovski.
Konkursi për aplikim me propozim-projekte është shpallur në ueb faqen e Ministrisë për arsim dhe shkencë. Kandidati duhet të jetë shkollë e mesme profesionale publike dhe projekti me të cilin aplikon duhet të përpunohet në bashkëpunim me kompani-partner. Programi ofron disa lloje të grandeve, respektivisht ofron mundësi për financim të projekteve për realizim në kuadër të shkollave, për organizim të kampeve për trajnim teknik gjatë kohës së pushimit veror, kurseve për punë praktike dhe trajnime në shkolla, projekte për realizimin e mësimit praktik në kompanitë – drejtpërsëdrejti në vend pune, projekte për themelimin e kompanive reale shkollore dhe të ngjashme. Shuma e mjeteve që mund të fitohen rrotullohet prej 5.000 deri më 20.000 euro për një projekt. Mund të aplikohet me më tepër projekte për më tepër lloje të grandeve. Propozim-projektet duhet të dorëzohen deri te Ministria e arsimit dhe shkencës më së voni deri më 15 maj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania