Masat e Qeverisë së Maqedonisë, të pafuqishme përballë shtrenjtimeve
Kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut brenda një viti është rritur për 19.8 për qind, bazuar në të dhënat e Entit të Statistikës, ndërkohë çmimet e prodhimeve ushqimore janë rritur në masën e 31. 2 për qind.
Në të dhënat zyrtare, çmimet e ushqimeve bazë janë përfshirë në kategorinë e përgjithshme me shpenzimet tjera pasi rritja e çmimeve të ushqimeve është shumë më e lartë se të dhënat e Entit të Statistikës.
Në krahasim me periudhën e para shkurtit të këtij viti kur edhe filloi rritja e çmimeve, buka ka shënuar rritje prej afër 100 për qind. Një bukë e kompanisë “Zhitoluks” në Shkup që peshon 500 gramë më parë shitej 24 denarë apo rreth 40 centë, kurse tani kushton 50 denarë (80 centë).
Te qumështi rritja është në masën prej 90 për qind. Ngjashëm është edhe me prodhimet tjera ushqimore bazë, si mishi, mielli, vaji, sheqeri, orizi e prodhime tjera.
Për rritjen e çmimeve dhe vështirësitë në përballimin e gjendjes së rëndë ekonomike flasin edhe disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë.
“Gjithçka është shtrenjtuar dhe çmimet nuk kanë të ndalur. Buka, mielli, qumështi, por edhe gjitha ushqimet janë shtrenjtuar. Është e pakuptueshme kjo që po ndodh. Nuk ka asnjë kontroll dhe asnjë masë që mund të ndalojë rritjen e çmimeve. Me pagat që marrim, ne mezi arrijmë të sigurojnë gjërat më elementare për jetë”, thotë Lidija Mileva, banore e Shkupit.
“Ushqimet janë shtrenjtuar shumë dhe vetëm poshtë e më poshtë po shkon. Rrogat e pensionet nuk dalin për asgjë”, thotë Mitat Kamberi.
“Tregtarët po i keqpërdorim çmimet, ka ardhur koha e keqpërdoruesve. Ata nuk zgjedhin mënyra për të përfituar në këtë kohë të rëndë të krizës ekonomike. Mendoj se nuk kemi zgjidhje tjetër po të gjithë të dalim në rrugë dhe të nisin të bojkotojmë”, thotë Nenad Stojkovski, pensionist.
Veç kësaj, Enti i Statistikës ka publikuar edhe të dhënat për shportën e konsumit që ka arritur në 51 mijë denarë apo rreth 800 euro për një familje prej katër anëtarësh.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut të martën ka miratuar vendimin për subvencionimin e energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore me synimin për kontrollin dhe uljen e çmimeve të ushqimeve bazë.
“Çmimi i energjisë elektrike për këto subjekte do të jetë 80 euro për një megavat. Qëllimi i kësaj mase është që të mbahen nën kontroll çmimet e produkteve ushqimore. Veç kësaj, ne presim që çmimet e produkteve ushqimore bazë me këtë masë duhet të ulen në masën e 10 për qind”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar edhe ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve që parasheh rritjen e gjobave për tregtarët që abuzojnë me çmimet dhe cilësinë e ushqimeve.
Qeveria kishte deklaruar se kjo masë do t’i ulë çmimet, por nga shoqata e konsumatorëve thonë se ndryshimet nuk ka të bëjnë me pritjet e ekzekutivit.
“Sigurisht që institucionet kanë menduar në efektet nga rritja e gjobave kur ka thënë se ndryshimet në Ligjin për konsumatorët do të çojnë në stabilizimin e çmimeve. Gjobat janë rritur, tregtarët nuk do t’i respektojnë masat e qeverisë… Por, ligji nuk rregullon çmimet që po shënojnë rritje thuajse për çdo ditë”, thotë Tatjana Tashevska nga Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve.
Ajo thotë se nga janari deri në fund të tetorit në Shoqatën e konsumatorët janë paraqitur mbi 1.200 qytetarë me ankesa për abuzim me çmimet nga ana e tregtarëve, por edhe për cilësinë e dobët dhe shitjen e produkteve ushqimore me afat të skaduar.
Për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë apo shkelje tjera ligjore ndryshimet parashikojnë gjoba nga 2.000 deri 5.000 euro për bizneset e vogla dhe nga 5.000 deri 10.000 euro për bizneset e mëdha.
Gjithashtu, me ndryshimet e miratuara parashihet edhe ndalimi i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë tregtare prej tre muaj deri në dy vjet, në rast se bizneset nuk i respektojnë rregullat e tregut./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre