Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut , kanë shtuar aktivitetet në rajonin e Ferizajt.


Në kuadër të këtyre aktiviteteve, mbrëmë janë kontrolluar 9 qendra tregtare dhe 41 lokale të kafeterive dhe restoranteve.

1 21 1

Sipas komunikatës për medie, përkundër disa vërejtjeve policore, ndaj personave fizik dhe juridik janë shqiptuar 90 fletëparaqitje, ndërsa është mbyllur edhe një lokal.

3 8

“Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve, që t'i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik. Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona, apo vende të caktuara nuk respektojnë masat Anti-Covid-19, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250; 0290/322-406, dhe policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme , sipas ligjit. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

4 5 scaled