LAJMI I FUNDIT:

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur”: Masakra në Burgun e Dubravës, akt i gjenocidit

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur”: Masakra në Burgun e Dubravës, akt i gjenocidit
Foto: Ridvan Slivova

Gjatë javës së fundit të muajt prill 1999 dhe dy javëve të para të muajit maj 1999, në Burgun e Dubravës u bë grumbullimi i pengjeve shqiptare nga disa burgje serbe ku ishin mbajtur deri atëherë. 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë, plagë e hapur”, thotë se “më datë 19 maj 1999 aeroplanët e NATO-s bombarduan caqet ushtarako-policore serbe që ndodheshin jashtë mureve të burgut të Dubravës. Pas tërheqjes së tyre, aviacioni jugosllav sulmoi pavijonet e stërmbushura me shqiptarë, me ç’rast u vranë Enver Topalli, Abdullah Tahiri dhe Gjokë Ndrecaj, ndërsa u plagosën 19 të tjerë”.


Sipas tyre, në përputhje me strategjinë për fshehjen e gjurmëve të krimit të gjenocidit, propaganda gebelsiane në krye me ministrin e atëhershëm të informatave të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, krimet e aviacionit jugosllav ia atribuoi NATO-s.

“Përkundër asaj se në konferencat për shtyp të datës 21 maj 1999, Pentagoni dhe NATO hodhën poshtë propagandën serbe dhe me prova të pakontestueshme të mbështetura në incizimet e aksioneve të bombardimeve të caqeve ushtarako-policore, dëshmuan se asnjë bombë e tyre nuk kishte rënë brenda mureve të burgut, propaganda e Aleksandar Vuçiqit vazhdoi me të njëjtin avaz”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërkaq, kjo propagandë serbe e fajësimit të NATO-s për krimet që kishte planifikuar t’i kryente vetë, vazhdoi me intensitetit të shtuar deri më 24 maj, kur përfundoi njëri nga krimet më makabre të gjenocidit në Kosovë. Gjatë gjenocidit në Burgun e Dubravës, forcat serbe vranë 117 të burgosur shqiptarë dhe plagosën mbi 400 të tjerë, 100 prej të cilëve ishin në gjendje tejet të rëndë.

“Sot mbushen 22 vjet nga fillimi i këtij krimi monstruoz dhe askush nga zinxhiri komandues i forcave të armatosura serbe apo nga ata që ekzekutuan planin e vrasjes së pengjeve në Burgun e Dubravës nuk është përgjigjur për këto akte kriminale! Në dallim nga koha kur Aleksandar Vuçiq ishte ministër i propagandës gjenocidare të Serbisë, sot në cilësinë e presidentit të shtetit, vazhdon të mohojë përgjegjësinë për përgatitjen dhe zbatimin e këtij akti gjenocidar dhe për këtë fajëson forcat e NATO-s. Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur’ kërkon drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit në Burgun e Dubravës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori