LAJMI I FUNDIT:

Martohet për të pestën herë Pamela Anderson, ylli i jep fund beqarisë me 74-vjeçarin në një dasmë sekrete

Martohet për të pestën herë Pamela Anderson, ylli i jep fund beqarisë me 74-vjeçarin në një dasmë sekrete

Pamela Anderson është martuar në heshtje për herë të pestë.

52-vjeçarja i tha “Po” martesës me 74-vjeçarin, producentin Jon Peters – i njohur më së shumti për filmat: “Flashdance”, “Witches Of Eastwick” dhe “Batman” – gjatë një ceremonie private në Malibu të hënën, thuhet sipas Reporter Hollywood.

Të dy kanë një histori: Ata u takuan më shumë se 30 vjet më parë kur ai në rezidencën “Playboy”. Burimet shtuan që dyshja janë bashkuar me njëri-tjetrin kohëve të fundit, shkruan DailyMail.


“Ka vajza të bukura kudo. Mund të kem zgjedhjen time, por – për 35 vjet – kam kërkuar vetëm Pamelën”, i tha faqes producenti i filmit ”A Star Is Born”. “Ajo më bën të egër – në një mënyrë të mirë”, ka shtuar tutje 74-vjeçari.

“Pamela nuk e ka parë kurrë potencialin e saj të plotë si artiste. Ajo ende nuk duhet të shkëlqejë në një mënyrë të vërtetë. Ka shumë më tepër brenda saj”, tha Peter për THR.

Ish-burrat e Anderson përfshijnë yllin e muzikës ‘rock’, Tommy Lee, me të cilin ka dy djem të rritur; muzikanti Kid Rock; dhe biznesmenin Rick Salomon (me të cilin ajo u martyua dy herë).

Ish-burri i saj i fundit ishte ylli francez i futbollit, Adil Rami.

Peter ishte martuar me aktoren Lesley Ann Warren në fillimin e viteve ’70. Pastaj ai kaloi në Barbra Streisand.

Ai gjithashtu ishte i martuar me producenten Christine Forsyth-Peter. Ajo ishte në dasmën e së hënës së bashku me vajzat e tyre Caleigh dhe Skye.

Peter dhe Anderson së pari u takuan në mesin e viteve ’80 në rezidencën e “Playboy” në Los Angeles.

“Unë hyra brenda dhe pashë këtë engjëll të vogël që ishte ulur në bar. Ishte Pammy (Pamela). Ajo ishte si 19 vjeçare. E dija që ajo do të ishte një yll i madh”, i tha ai THR në atë kohë.

Në fund të viteve 80 ai propozoi, por ajo tha jo. “Në 30 vjet, ndryshimi ynë në moshë nuk do të thotë aq shumë”, kishte thënë ai në atë kohë, pa e ditur që dyshja do të martoheshin në 2020-n. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Plas skandali ndaj aktorit Kim Soo Hyun, dyshohet se ishte përfshirë në lidhje me aktoren e ndjerë Kim Sae-ron kur kjo e fundit ishte vetëm 15 vjeçe

Plas skandali ndaj aktorit Kim Soo Hyun, dyshohet se ishte përfshirë në lidhje me aktoren e ndjerë Kim Sae-ron kur kjo e fundit ishte vetëm 15 vjeçe

Magazina
Kalo në kategori