Princ Leka dhe Eliza Zaharia kanë koruroëzuar sot dashurinë e tyre me martesë, dhe kjo është një ditë e veçantë sot për të gjithë shqiptarët.

Në redaksinë e Telegrafit kanë arritur disa fotografi nga fillimi i ceremonisë, e cila po mbahet në Pallatin e Brigadave në Tiranë.


Çifti duken shumë të lumtur pranë njëri tjetrit, gjersa Elia shkëlqen në fustanin e bardhë të punuar nga kreatorja e njohur kosovare Blerina Kllokoqi Rugova.

Sonte në mbrëmje organizohet ahengu martesor, i cili pritet të jetë madhështor dhe pjesë e tij do të jenë edhe shumë prej fytyrave të njohura publike.

Në vazhdim mund të ndiqni disa fotografi nga martesa e çiftit. /Telegrafi/

1

3

4

5