LAJMI I FUNDIT:

Martohen Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Martohen Alban Skënderaj dhe Miriam Cani
Pamje nga martesa e Alban Skënderajt me Miriam Canin (Foto: Alban Skënderaj/Instagram)

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani më në fund kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Këtë gjë ata e kanë bërë më datë 7 maj, në ishujt luksoz Maldive,ku kanë shijuar edhe disa ditë të mira pushimi.

Ka qenë vet Albani, ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram disa fotografi nga ceremonia e dasmës.


Pamje nga martesa e Alban Skënderajt me Miriam Canin (Foto: Alban Skënderaj/Instagram)

I veshur me kostumin elegant, këngëtari shihet plot entuziazëm teksa mban në krahët e tij bashkëshorten, këngëtaren Miriam Cani.

Ai ka bërë një shkrim të gjatë përbri fotografive, duke cekur në detaje gjithçka rreth kësaj martese.

“PO! U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin.
U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare!
U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar.
Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit.
Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise.PO … deri sa vdekja te na ndaje!”, ka shkruar Alban Skënderaj në Instagram.

Pamje nga martesa e Alban Skënderajt me Miriam Canin (Foto: Alban Skënderaj/Instagram)

E pranishnme në kurorëzimin e tyre të dashurisë ka qenë edhe vajza e çiftit, Amelia.

Ndërkohë të shumta kanë qenë urimet që dyshja kanë pranuar nga ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Vajza e vogël e çiftit, Amelia, e pranishme në dasmën e prindërve të saj: Alban Skëndera dhe Miriam Cani (Foto: Alban Skënderaj/Instagram)