LAJMI I FUNDIT:

Martesa e keqe mund ta dëmtojë seriozisht shëndetin

Martesa e keqe mund ta dëmtojë seriozisht shëndetin
shutterstock

Një martesë e keqe me konflikte të shpeshta mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin tuaj – sugjerojnë psikologët

Hulumtuesit e universitetit të Nevadës dhe Michigan-it kanë analizuar 373 çifte për të parë nëse mosmarrëveshjet rreth çështjeve të ndryshme – siç janë çështjet e fëmijëve, financave, aktiviteteve gjatë kohës së lirë, etj. – kanë ndikim negativ në shëndet.


“Ne kemi martuar çiftet e martuar për 16 vjet dhe e kemi krahasuar shëndetin e grave dhe burrave që kanë raportuar se fjalosen shpesh me shëndetin e çifteve që nuk janë fjalosur aq shpesh”, ka thënë Rosie Shrout, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kështu zbuluan se konfliktet martesore ndikojnë negativisht në shëndetin e burrave dhe grave, ndonëse ekziston një ndikim më i madh te meshkujt sesa te femrat.

Çiftet që e kanë më të lehtë të merren vesh me njëri-tjetrin gëzojnë përfitime shëndetësore në fillet e para të lidhjes, por ky efekt mbrojtës largohet gjatë viteve të vonshme të martesës.

Konfliktet në lidhje mund të shpijnë në inflamacion, ndryshim në apetit, nivele të larta të kortizolit (hormon i stresit), e që të gjitha këto mund të shpijnë në sëmundje të zemrës apo në sëmundje tjera. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori