Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar përmes një postimi publik, duke i bërë thirrje Gjykatës Speciale që t’i numërojë dhe t’i marrë parasysh zërat kundërshtues të qytetarëve.

Në reagimin e saj, OVL e UÇK-së ka falënderuar qytetarët shqiptarë për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se pjesëmarrja dhe reagimet publike përbëjnë një mesazh të qartë për proceset që po zhvillohen në Hagë.


“Ftojmë Gjykatën Speciale t’i numërojë dhe t’i marrë parasysh të gjithë këta zëra kundërshtues. Faleminderit, shqiptarë!”, thuhet në reagimin e organizatës.

Ky reagim vjen në kohën kur në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çështje që ka nxitur reagime dhe mobilizim të qytetarëve në Kosovë dhe diasporë. /Telegrafi/