LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje e re me Komisionin Evropian për luftimin e sëmundjes së dermatozës nodulare të gjedhet

Marrëveshje e re me Komisionin Evropian për luftimin e sëmundjes së dermatozës nodulare të gjedhet

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Zoran Popovski, ka nënshkruar marrëveshje të re me Komisionin Evropian (KE) për rimbursim të mjeteve për blerje të vaksinave kundër dermatozës nodulare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për një grant prej 192.500 euro, që këto ditë do të miratohet nga ana e Komisionit Evropian. Pritet që së shpejti të fillojë edhe vaksinimi i bagëtisë.

Përndryshe, në fillim të vititi, AUV-ja siguroi fond prej 430 mijë euro për blerje të vaksinave për gjedhet e prekura nga kjo sëmundje./Telegrafi/