LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për energjinë në veri, mosliberalizimi i vizave për Kosovën dhe konfiskimi i armëve e thikave përreth shkollave në Ferizaj – top lajmet e javës

Marrëveshja për energjinë në veri, mosliberalizimi i vizave për Kosovën dhe konfiskimi i armëve e thikave përreth shkollave në Ferizaj – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas temë diskutimi në vend ishte marrëveshja me Serbinë për energjinë në veri dhe Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht çështja e liberalizimit të vizave.

Të martën Kosova dhe Serbia nënshkruan Udhërrëfyesin për çështjen e energjisë në veri, ndërsa partitë opozitare kritikuan Qeverinë Kurti se ka nënshkruar një marrëveshje për të cilën sa ishte në opozitë deklarohej kundër.

Ndërkaq, të enjten e 23 qershorit u mbajt samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa përkundër shpresave se mund të lëvizte diçka sa i përket liberalizimit të vizave, nuk doli asgjë konkrete.


Po gjatë javës, saktësisht të premten, Policia e Kosovës, njoftoi se pas një aksioni përreth shkollave në Ferizaj ka gjetur armë, 40 thika, boksa metali, marihuanë, etj.

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për energjinë

Kosova dhe Serbia kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen në Bruksel, lidhur me çështjen e energjetikës, ndërsa njoftimin për arritjen e marrëveshjes e kishte dhënë në një postim në Twitter, i dërguari i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Me kënaqësi ju njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak.

Marrëveshja për Energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – këto janë pikat e arritura
Lexo po ashtu Marrëveshja për Energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – këto janë pikat e arritura

I dërguari i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka quajtur këtë si hap të madh përpara.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë në një postim në Twitter, ka shkruar se me këtë marrëveshje tani e tutje edhe komunat veriore të Kosovës do të faturohen për energjinë që shpenzojnë.

“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e implementimit për marrëveshjet për energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, ka shkruar Bislimi.

Besnik Bislimi, Miroslav Lajçak dhe Petar Petkoviq

Në kuadër të kësaj marrëveshje janë nëntë pika gjithsej, ku ndër të tjerash është bërë e ditur se do të faturohet edhe shpenzimi i energjisë elektrike për serbët në veri.

“Brenda 10 ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektrosever do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun e energjisë së Kosovës, gjegjësisht Marrëveshjen Kornizë për pranimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike me KOSTT-in, Marrëveshjen për Detyrimin e bilancit me KOSTT-in, Marrëveshjen e Kyçjes me KEDS-in dhe një marrëveshje komerciale me KEDS-in për ofrimin e shërbimeve të shpërndarjes (faturimi, arkëtimi, mirëmbajtja dhe kyçja fizike e konsumatorëve të rinj) në katër komunat veriore me shumicë serbe, sipas paragrafit 1 të nenit. 5 të Marrëveshjes 2013”, thuhet në marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë.

E të premten Bordi i ZRRE-së ka licencuar Elektrosever, ashtu siç është paraparë në marrëveshje.

Qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.

Për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje opozita kritikoi ashpër Qeverinë Kurti, pasi theksuan se të njëjtën e ka quajtur të dëmshme për vendin në kohën sa ishte në opozitë.

Samiti i BE-së dhe zhgënjimi me mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Më 23 qershor u mbajt Samiti i Bashkimit Evropian me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përveç retorikës së kamotshme se BE  është e përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit, nuk doli diçka konkrete nga ky samit as sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Megjithëse kishte shpresa se do të lëvizte diçka në këtë drejtim, Kosova vazhdon të mos e gëzojë të drejtën e lëvizjes së lirë ndonëse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se vendi i ka plotësuar kushtet.

Ndër konkluzat e Këshillit Evropian është Bashkimi Evropian është plotësisht dhe pa mëdyshje i përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE të Ballkani Perëndimor dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Samiti i BE-së, retorika e kamotshme dhe mosliberalizimi i vizave për Kosovën – gjithçka nga takimi i liderëve në Bruksel
Lexo po ashtu Samiti i BE-së, retorika e kamotshme dhe mosliberalizimi i vizave për Kosovën – gjithçka nga takimi i liderëve në Bruksel

Këshilli Evropian rikonfirmon se duhet të arrihet me urgjencë një progres i prekshëm rreth çështjeve të pazgjidhura dhe mosmarrëveshjeve rajonale, veçanërisht mes Beogradit dhe Prishtinës, ku përmes dialogut të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosova”, thuhet ndër të tjera në konkluza.

Ndërkaq, reagimet ishin të shumta pas përfundimit të Samiti të së enjtes, ndërsa edhe konferenca e planifikuar për media u shty dy herë dhe më pas u anulua e tëra.

Franca dhe Holanda janë dy vendet që konsiderohen skeptike sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovës.

E për këtë ka folur vet kryeministri i Holandës, Mark Rutte.  Ai theksoi se ndoshta më vonë gjatë këtij viti ose vitin tjetër mund të ndodh liberalizmi i vizave për Kosovën.

“Shpresoj që më vonë gjatë këtij viti ose vitin tjetër do të bëhet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Ata kanë bërë shumë në sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit”,  tha kryeministri holandez.

As fjalimi i presidentes Vjosa Osmani në Samit dhe as takimit me presidentin francez Emmanuel Macron duket se nuk ua ndryshoi mendjen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron para Samitit të BE-së

Në fjalimin e saj të mbajtur në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e shteteve anëtare, që të japin një mesazh të qartë.

Ajo madje potencoi se nga të gjithë liderët aty, është e vetmja që i është nevojitur viza për të marrë pjesë në samit.

Për mosliberalizimin e vizave ka folur raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Ajo për këtë ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Francës.

Cramon i bëri këto komente në Twitter, duke iu përgjigjur gazetares austriake Franzika Tschinderle, e cila kërkoi shpjegime për politikën e jashtme të Francës.

“A mund të më shpjegojë dikush politikën e jashtme të Francës? Bllokimi i një shteti me 1.8 milion banorë me vite e vite nga marrja e diçka Në një postim tjetër ajo ka thënë “do të më interesonte vërtet se cilët janë këshilltarët ballkanikë të Macron dhe cilat janë shqetësimet e tyre.

Ndaj këtij postimi të gazetares austriake ka reaguar Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Ajo ka thënë se “Problemi nuk është ai apo këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështirë”, ka shkruar Cramon.je kaq themelore si liberalizimi i vizave. Çfarë përfiton konkretisht nga kjo një shtet me 67 milionë banorë?”, ka pyetur gazetarja austriake, transmeton Telegrafi.

E pas samitit i ashpër është treguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar çmenduri dhe të turpshme mosliberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian.

“Ka një tjetër pengmarrje në proces, që është pengmarrja e qytetarëve të Kosovës të cilët nuk lejohen të lëvizin lirshëm në Evropë. Është popullata e vetme në tokën e Evropës që nuk mund të lëvizë lirisht. Dhe ju thashë atyre: A mund ta përfytyroni? Ishin nën diktaturën jugosllave dhe mund të udhëtonin, të shkonin në Gjermani. Mund të shkonin në Zvicër. Mund të shkonin kudo e mund të punoni… Por qysh kur u liruan, çliruesit, çlirimtarët e tyre [bashkësia ndërkombëtare] po i mbajnë peng.  Ata nuk mund të lëvizin. Kjo është çmenduri. Kjo është e turpshme dhe kjo duhet të marrë fund dhe njerëzit duhet të lejohen të lëvizin lirisht”, deklaroi Rama.

Aksion policor rreth shkollave në Ferizaj, nxënësve ju konfiskohen armë zjarri, boksa metali e 40 thika

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në koordinim më Drejtorinë e Arsimit të komunës së Ferizajt dhe nën autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë në shkolla dhe përreth tyre, që në fillim të muajit shkurt 2022 kishte nisur një aksion i koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’.

Në kuadër të këtij plani, siç thuhet në njoftim pas disa kontrolleve të zhvilluara nga hetues rajonal me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera, kanë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit, ndërsa janë gjetur armë, 40 thika, boksa metali, etj.

Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 40 thika gjatë aksionit përreth shkollave në Ferizaj

“Gjithashtu janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale, shtëpi dhe objekte përcjellëse, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: pesë armë zjarri (pistoleta), armë të gjata gjysmë automatike dy, sasi e municionit, 40 copë thika, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme, boksa metali – 10 copë, te nxënësit e shkollave të mesme, mulli për bluarje të marihuanës gjashtë copë, shufra metali, katër copë, elektro shok – një copë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sipas njoftimit janë ndaluar dhe shoqëruar në polici , 40 persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

“Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe 20 persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë (marihuanë) dhe ndaj tyre janë iniciuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt. Aksioni i policisë  do të  vazhdojë edhe në etapat tjera, nga muaji shtator-2022, me fillimin e procesit të mësimit, me synim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Konfiskimet gjatë aksionit të Policisë përreth shkollave në Ferizaj
Konfiskimet gjatë aksionit të Policisë përreth shkollave në Ferizaj

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

Lajme
Operacioni

Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori