LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për emigrantët, Rama për Rai News: Nuk e kemi bërë për të hyrë në BE

Marrëveshja për emigrantët, Rama për Rai News: Nuk e kemi bërë për të hyrë në BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur për mediat italiane rreth marrëveshjes së firmosur dy ditë më parë për emigrantët e paligjshëm.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaron se kjo marrëveshje nuk është bërë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian por për të ndihmuar Italinë.

“Nuk e kemi bërë këtë se Italia do na hapë negociatat, është qesharake se ne i kemi hapur negociatat dhe hyrja në Bashkimin Europian nuk ndodh kështu. Nuk është se Italia thotë merrni 3 mijë emigrantë dhe ne ju fusim në BE. Në çfarë bote jetojmë, duhet të jemi më seriozë kur diskutohen këto çështje. Kjo cështje është shumë e komplikuar për mua, nuk gjej ndonjë përgjigje për fluksin e emigrantëve që vijnë nga deti në itali e duan të futen në BE, askush se ka gjetur zgjidhjen, nuk ka asnjë tryezë si ta zgjidhim këtë”, tha Rama.


Në një intervistë për Rai News 24, kreu i qeverisë shqiptare tha se duhet gjendur një vijë e mesme për të trajtuar të gjithë njerëzit si të barabartë.

“Jemi shumë të vegjël për t’i thënë të mëdhejve se çfarë duhet të bëjnë, por ne jemi gati kur Italia na kërkon ndihmë. Italia është një vend i madh, leksione Italisë nuk mund t’ja lejojmë të bëjmë.”

Për një tjetër media italiane, këtë radhë gazetën ”Libero Quotidiano” Rama deklaroi se Shqipëria po e bën këtë marrëveshje jo për të fituar avantazhe por për të ndihmuar Italinë, një vend që dikur i hapi derën shumë shqiptarëve./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori