LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja e SHBA-së me talebanët ndesh në problemin e parë

Marrëveshja e SHBA-së me talebanët ndesh në problemin e parë

Kur nuk kanë kaluar pak më shumë se 24 orë nga nënshkrimi i marrëveshjes historike mes Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve afganë në Doha, zbatimi i saj duket se ka ndeshur në problemin e parë.

Presidenti afgan Ashraf Ghani njoftoi të dielën në Kabul se qeveria e tij nuk ka marrë asnjë angazhim për të liruar me mijëra të burgosur talebanë, një parakusht për fillimin e bisedimeve mes talebanëve dhe grupeve të tjera afgane.

“Lirimi i të burgosurve nuk është në autoritetin e Shteteve të Bashkuara, por të qeverisë së Afganistanit”, tha zoti Ghani.

Marrëveshja mes SHBA-së e talebanëve e nënshkruar të shtunën kërkon që palët në konflikt në Afganistan të nisin negociatat e drejtpërdrejta deri më 10 mars për të rënë dakord mbi një armëpushim të përhershëm mbarëkombëtar dhe ndarjen e ardhshme të pushtetit.

Kushtet e SHBA-së dhe kushtet e talebanëve, çfarë do të thotë marrëveshja e paqes mes këtyre palëve?
Lexo po ashtu Kushtet e SHBA-së dhe kushtet e talebanëve, çfarë do të thotë marrëveshja e paqes mes këtyre palëve?

Sidoqoftë, disa nga hapat e kërkuar për t’u ndërmarrë përpara dialogut përfshijnë lirimin e rreth 5 mijë talebanëve që ndodhen në burgjet afgane dhe të 1 mijë forcave qeveritare të sigurisë që mbahen nga kryengritësit.

Talebanët deri më tani kanë refuzuar ta pranojnë administratën e zotit Ghani si një qeveri të ligjshme apo të angazhohen në bisedime të drejtpërdrejta me të. Ata thonë se e kanë zgjidhur çështjen e lirimit të të burgosurve me amerikanët.

“Ne kemi vendosur mbi çështjen e 5 mijë të burgosurve tanë me amerikanët. Ata kanë premtuar në marrëveshje se të burgosurit do të lirohen para fillimit të bisedimeve brenda Afganistanit. Për ne kjo çështje është e zgjidhur”, tha Khairullah Khairkhwah, një anëtar i lartë i ekipit negociator të Talebanëve.

Një delegacion afgan nga Kabul arriti në Doha përpara ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për të diskutuar rreth çështjes së lirimit të të burgosurve dhe çështje të tjera me talebanët, por anëtarët e grupit kryengritës nuk pranuan t’i takonin. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori