Marquinho paralajmëron Interin para finales së Ligës së Kampionëve - e di se si të sulmojnë pikën e dobët

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Marquinhos, foli në një konferencë për shtyp në prag të finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit, duke theksuar rëndësinë e qasjes mendore të trajnerit Luis Enrique ndaj suksesit të ekipit.
"Ai ka punuar veçanërisht në anën mendore që nga fillimi. Bëhet fjalë për menaxhimin e emocioneve të ndeshjes gjatë nëntëdhjetë minutave. Është një gjë themelore për të marrë rezultatet që duam", ka thënë mbrojtësi brazilian.
Marquinhos gjithashtu lavdëroi shokun e skuadrës Ousmane Dembele, duke e quajtur atë një lider në fushë.
"Ai nuk është vetëm performanca e tij ofensive, por edhe mënyra e tij e të qenit në fushë", shtoi Marquinhos.
"Ne duam ta shfrytëzojmë sa më shumë, por kjo nuk varet vetëm prej tij. Është një përpjekje kolektive: duhet të luajmë si ekip, për të fituar ndeshjen".
Kur u pyet për dinamikën e ekipit, Marquinhos tha: "E dua këtë ekip, më pëlqen gjithçka që bëjmë në fushë dhe jashtë saj".
"Na pëlqen të luajmë së bashku, argëtohemi dhe dimë si ta bëjmë këtë: e kuptojmë njëri-tjetrin si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Kjo ndikon në rezultate".
Lidhur me ndeshjen e ardhshme kundër Interit, Marquinhos tha se skuadra ka punuar në formacione të ndryshme, përfshirë sistemin 3-5-2 të Interit me dy sulmues qendrorë.
"Ne i kemi analizuar kundërshtarët dhe jemi gati për çdo eventualitet, madje edhe në mbrojtje", potencoi ai. "Ne i dimë pikat tona të forta dhe do të përpiqemi të luajmë me armët tona".
Marquinhos përfundoi duke theksuar vendosmërinë e ekipit për të fituar trofeun.
"Ne duam ta fitojmë këtë trofe: punuam me mish e me shpirt për të arritur në finale, do të ishte qershia mbi tortë dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë për ta çuar kupën në Paris", përfundoi braziliani. /Telegrafi/






















































