LAJMI I FUNDIT:

Maroviq dhe Stoltenberg shprehen pozitivisht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maroviq dhe Stoltenberg shprehen pozitivisht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Maroviq, ka folur për zgjerimin e mëtutjeshëm të NATO-s, ku ka përmendur edhe Maqedoninë dhe Bosnjën e Hercegovinën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Unë do të doja që edhe Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia ta shpejtojnë procesin e tyre. E dini se Maqedonia shkoi shumë largë, por për shkak të arsyeve të ndryshme ngeci në këtë rrugë. Besoj se tani krijohen rrethanat dhe atmosfera e brendshme në Maqedoni për të ecur me integrime të përshpejtuara, jo vetëm kur bëhet fjalë për NATO-në, por edhe për Bashkimin Evropian. Mali i Zi është këtu për ta forcuar, të jetë me Maqedoninë dhe ta mbështetë dhe inkurajojë”, ka deklaruar Maroviq.

Edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, deklaroi se Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina mund të pranohen në NATO nëse i zbatojnë reformat e nevojshme.


”Punojmë me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që t’i realizojnë reformat e nevojshme në rrugën e anëtarësimit në NATO”, deklaroi Stoltenberg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofronte garanci pasurore për lirinë

Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofronte garanci pasurore për lirinë

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

Lajme
Kalo në kategori