Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka shpjeguar pse Serie A është një ligë "kufizuese" për sa i përket mundësive në tregun e transferimeve, ndërsa ka theksuar edhe një herë qëndrimin e tij se elita italiane është një ligë "kalimtare" që po ndjek një trajektore rënëse.

Marotta këmbëngul se Serie A po përjeton një rënie të vazhdueshme dhe nuk është më në nivelin e ligave më të mëdha evropiane.


Ai solli si shembull blerjen nga Real Madridi të talentit argjentinas Franco Mastantuono për 60 milionë euro, për të ilustruar diferencën në financa dhe kapacitet blerës midis Serie A dhe kampionateve të tjera elitare në Evropë.

“Problemi është se trajektorja e futbollit tonë është gjithmonë në rënie. Ne jemi një ligë kalimtare, nuk jemi më ‘el dorado’ siç ishim në vitet 2000. Sot, lojtarët e mëdhenj vijnë këtu kur janë 40 vjeç”.

“Po ju jap një shembull. Real Madrid bleu Mastantuonon për 60 milionë euro. Në Itali, nëse një lojtar lind në vitin 2004, 2005 apo 2006, maksimumi që shitet është për 30-35 milionë euro”.

Franco Mastantuono

“Tregu për blerjet hyrëse është shumë kufizues. Për më tepër, klubet e mëdha si Inter, Milan, Juventus, Roma, Napoli dhe Atalanta janë detyruar të përqendrohen te fitimet kapitale”.

“Në vitet 2000, ishte e rrallë të shihje klubet që shisnin lojtarë. Sot, pa u përqendruar te fitimet kapitale, nuk do të ishim në gjendje të paraqesim një bilanc të qëndrueshëm financiar”.

“Kjo është një diferencë e madhe, dhe lidhet gjithashtu me faktin që të drejtat televizive jashtë vendit u janë shitur ligave të tjera për dhjetë herë më shumë sesa i kemi shitur ne”, tha Marotta./Telegrafi/

telegrafi sport app