Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci dëshiron që të kthehet te klubi Bianconer.

Qendërmbrojtësi u largua drejt Milanit verën e kaluar për 40 milionë euro.


Por, tash ai dëshiron largimin nga San Siro dhe Marotta ka konfirmuar vullnetin e tij – të cilin drejtuesi i klubit nga Torino dëshiron t’ia plotësojë.

“Leonardo dëshiron që të vijë te ne dhe ne duam që ta kënaqim”.

BonucciLeonardo 1 (Getty Images)

“Janë negociata të komplikuara. Ne po tentojmë dhe ne e kemi ofruar Higuainin te Rossonerët, por pa rezultat pozitiv”.

“Unë do të jem te zyret e Serie A për shortin të enjtën dhe mund të flasim. Higuain te Chelsea? Ata po e ndjekin, por nuk është lehtë”, deklaroi Marotta.

Pos tjerash, drejtori i Juventusit e konsideron të pashitshëm Mattia Caldaran, i cili u përmend si opsion në tratativat e fundit mes dy klubeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app