LAJMI I FUNDIT:

Marka Skims e Kim Kardashian vjen në bashkëpunim me Fendi

Marka Skims e Kim Kardashian vjen në bashkëpunim me Fendi

Bashkëpunimi i fundit i Kim Kardashian shkon nga Calabasas në Itali.

Pas shumë spekulimeve, ylli njoftoi zyrtarisht dje (e hënë) se marka e saj Skims po bashkëpunon me Fendi për një koleksion të ri.


Kardashian, 41 vjeç, ndau një sërë modelesh të koleksionit nga bashkëpunimi, duke përfshirë një palë gete dhe sytjena të përshtatshme në të njëjtin material të pastër, përveç bluzave, fustaneve, çorapeve dhe truporeve të markës Skims.

“Inovacioni në pëlhura dhe përshtatja tipike për Skims, e shoqëruar me luksin dhe cilësinë e Fendi mund të duket e papritur për disa njerëz, por ngjashmëritë midis vizionit dhe qëllimeve tona krijuese janë shumë të lidhura ngushtë”, tha Kardashian në një deklaratë për shtyp. “Është ai tension që më emocionon.”

Ylli bashkoi forcat me shokun e saj, drejtorin artistik të veshjeve të grave Fendi, Kim Jones, në dizajnet, të cilat bashkojnë estetikën e dy markave përveçse shfaqin një hibrid të logove të tyre.

View this post on Instagram

A post shared by SKIMS (@skims)

Jones tha se dashuria e ekipit të tij për Skims nxiti idenë për bashkëpunimin, duke rrëfyer një kohë kur gratë në zyrën e tij “heshtën dhe filluan të shikojnë telefonat e tyre” në zyrën e markës luksoze italiane në Romë.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte, por ato prisnin lansimin e koleksionit të ri Skims”, kujton ai në deklaratën për shtyp. “Ishte atëherë që mendova: ‘le të bëjmë diçka së bashku'”.

View this post on Instagram

A post shared by Fendi (@fendi)

Koleksioni FENDI x SKIMS del në shitje më 9 nëntor në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të jetë i disponueshëm ekskluzivisht në fendiskims.com dhe në dyqane dhe shitës me pakicë të zgjedhur Fendi në mbarë botën. /Telegrafi/