Prodhuesi Korean Genesis ka prezantuar një Coupe elektrik nën emërtimin X.

Genesis X është një makinë koncept me të cilën marka premium në pronësi të Hyundai hap një kapitull të ri në historinë e tij të shkurtër, transmeton Telegrafi.


Është një automjet GT me linja të theksuara sportive, i cili tregon një drejtim të ri të mundshëm në të cilin Genesis do të lëvizë në të ardhmen e rezervuar për automjetet elektrike.

AC707009 0B57 43FA BBEF B59190353F4E

7C3C7EE1 654B 4A12 AD9A EDCFEC5A4929

B6EF2EB7 A380 4288 846B 793A12C66929

Prodhuesi Korean përshkruan modelin e kësaj makine si "elegancë atletike" që marka mund të adoptojë për modelet e saj të reja

Pjesa e përparme e automjetit dominohet nga një maskë tipike me të cilën kjo markë e re e makinave premium është e njohur, ndërsa dritat janë bërë në formën e dy shiritave të hollë paralelë LED, një detaj elegant që mund të shihet në modelet standarde të Gensis.

"Kabina" është projektuar në mënyrë që pozicioni i shoferit të dalë jashtë. Brendësia duket shumë luksoze, dhe dizajni është minimalist.

F191F208 6AEC 4A65 8476 243FE0930F3D

50E4BD75 602F 483E 899B AF5B05101FBD

B0EB1746 9B63 4BD0 A4D9 16AF0F5D4644

Konstruktorët parashikuan që Genesis X mund të strehonte në mënyrë të qetë katër të rritur dhe t'ju drejtojë në udhëtime më të gjata.

Detajet në lidhje me sistemin e drejtimit nuk janë njoftuar, gjë që nuk është e çuditshme duke marrë parasysh se kompania thekson se tani për tani është vetëm një studim i dizajnit dhe se ne nuk do të shohim një version të prodhimit të kësaj makine në një të ardhme të parashikueshme, gjë që është vërtet për të ardhur keq.

Akoma, Genesis e lë derën hapur për t'u ofruar klientëve një model të ngjashëm serial me makinë elektrike në të ardhmen. /Telegrafi/

0B7A5860 91B3 4623 9670 78066C3296AD

443FB3EF C1D4 4B25 A9BA 0C8B4B6A0CD7

F53E26F8 1B7A 4495 9A71 893F0D4A9BDD