Me vite të tëra, Mark Wahlberg është kujdesur që të ketë muskuj të formësuar për shkak të roleve të tij filmike.

Këtë fundjavë, aktori ndodhej në Bahamas me gruan dhe fëmijët e tij për një pushim familjar, ndërsa nga atje e ka publikuar një video për 8.6 milionë ndjekësit e tij në Instagram.


mark1 (Foto: Instagram/Mark Wahlberg)

Në video, ai është paraqitur i zhveshur në pjesën e sipërme duke i vënë në pah muskujt truporë. 46-vjeçari i ka uruar fansat për Pashkët dhe ka treguar se ka bërë një pushim nga postimet në rrjetet sociale.

mark2 (Foto: Instagram/Mark Wahlberg)

"Por, tash, jam kthyer në palestër dhe po stërvitem", ka thënë aktori.

Së fundmi, Wahlberg ka qenë i zënë në xhirimet e filmit "Instant Family", i cili do të publikohet në vitin e ardhshëm.

Është fjala për një komedi, regjinë e të cilës është duke e bërë Sean Anders. Rose Byrne e Octavia Spencer janë protagonistet tjera në këtë film.

Ndryshe, në vitin e kaluar, ai ishte në qendër të kundërthënieve, pasi u mësua se ishte paguar qindra mijëra dollarë më shumë se kolegia e tij, Michelle Williams, për rixhirimet e filmit "All The Money In The World".

Mirëpo, Wahlberg e kishte mbajtur fjalën dhe paratë e përfituara nga rixhirimi (1.5 milion dollarë) i kishte dhuruar për fondin e fushatës Time's Up. /Telegrafi/