LAJMI I FUNDIT:

Mark Ronson dhe Grace Gummer do të martohen këtë fundjavë

Mark Ronson dhe Grace Gummer do të martohen këtë fundjavë
Grace Gummer dhe Mark Ronson (Foto: Getty Images)

Mark Ronson dhe Grace Gummer do të martohen në New York këtë fundjavë, sipas Page Six.

Burimet thonë se dasma supozohej të ishte një çështje shumë më e madhe, por çifti e ngushtoi listën e mysafirëve tek miqtë dhe familja e ngushtë për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta të COVID-19.

Mark Ronson është vëllai më i madh i stilistes Charlotte Ronson dhe muzikantes Samantha Ronson dhe ka vëllezër e motra të tjerë të famshëm, përfshirë aktoren Annabelle Dexter-Jones.


Grace Gummer dhe Mark Ronson (Foto: Getty Images)

Gummer, ndërkohë, është vajza e tri herë fitueses së ‘Oscari-it’, Meryl Streep dhe artistit Don Gummer.

Page Six raportoi në maj se dyshja ishin fejuar pas një lidhjeje të gjatë, teksa Grace mbante në gisht një unazë të madhe diamanti.

Krijuesi i “Uptown Funk” – i cili ka punuar me Amy Winehouse, Adele, Lady Gaga dhe Bruno Mars e shumë e shumë të tjerë – konfirmoi fejesën muajin tjetër.

Grace Gummer dhe Mark Ronson (Foto: Getty Images)

Kjo është martesa e dytë për të.

Mark ishte i martuar me aktoren franceze Josephine de La Baume nga 2011 në 2018, dhe Grace ishte martuar me muzikantin Tay Strathairn për 42 ditë në 2019.

Ronson po ashtu ishte fejuar më parë me aktoren Rashida Jones nga 2003 në 2004. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori