LAJMI I FUNDIT:

Mariq: Mustafës do t`i përgjigjem direkt

Mariq: Mustafës do t`i përgjigjem direkt

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq ka thënë se nuk është hera e parë që deklaratat e përfaqësuesve serbë në institucione po konstruktohen në mënyrë negative ose ashtu si po i përgjigjet dikujt.

“Për këtë arsye çdo gjë që kam do t’ia them kryeministrit Mustafa kur të takohemi” ka thënë Mariq në një intervistë për “Veçernje Novosti”.


Këto deklarata të tij erdhën pasi që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, javën e kaluar tha se do ta ftojë për një bisedë ministrin e tij nga komuniteti serb, Ljubomir Mariq, i cili ditë ma parë në një intervistë për një televizion serb ishte shprehur kundër pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, transmeton Klan Kosova.