Mario Balotelli: Turp për tifozët e Lazios

255:"BRESCIA, ITALY - DECEMBER 18: Mario Balotelli of Brescia Calcio shows his dejection during the Serie A match between Brescia Calcio and US Sassuolo at Stadio Mario Rigamonti on December 18, 2019 in Brescia, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images) 12:"Getty Images
Mario Balotelli u ka dërguar një mesazh tifozëve të Lazio në humbjen 2-1 të Brescias.
Sulmuesi italian e shënoi golin e parë të takimit në Stadio Rigamonti, por dy golat e Ciro Immobiles e përmbysën rezultatin.
Gjatë pjesës së parë, ndeshja ishte ndërprerë disa herë, shkaku që tifozët e Lazios bënin fyerje raciste ndaj Ballotellit.
Jo të gjithë tifozët e skuadrës mysafire bënë të njëjtin veprim, por pjesa më e madhe e tyre po.
“Një humbje që dhemb, por ne do të kthehemi më të fortë në mënyrën e duhur”, ka shkruar SuperMario në Instagramin e tij.
“Tifozëve të Lazios që ishin në stadium, turp ju qoftë”, ka shkruar më tej ai. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































