Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, është ndër më të kërkuarat në ekranet televizive.

Bukuroshja bionde pothuajse çdo javë ndan paraqitjet e saj, për të cilat përkujdeset në emisionin ‘Klanifornia’.


Kështu, në disa postime të fundit në rrjetin social Instagram, ajo tashmë ka bërë të njëjtën, ndërsa mori vëmendjen e 1.4 milion fansave.

Ajo është parë me një fustan të kuq dhe plot shkëlqim, që bënte t’i theksoheshin tiparet e mrekullueshme trupore.

Në këtë fotosesion, Marina u pa me një makijazh dhe stil flokësh më ndryshe, por që e bënin edhe më tërheqëse.

Lëvizjet që ajo merte para kamerës bënë që moderatoja të dëshmojë se di të josh mijëra fansa të saj. /Telegrafi/