LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Për momentin nuk është e mundshme të ketë gjykime online

Mariçiq: Për momentin nuk është e mundshme të ketë gjykime online

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, thotë se për momentin nuk është e mundur të ketë gjykime online, edhe përkundër pandemisë COVID-19.

Ai thotë se më e mira është që diskutimi për këtë të vazhdojë dhe të kërkohet zgjidhje gjithëpërfshirëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi të vetëdijshëm se korniza ligjore për momentin nuk lejon gjykime klasike online, që ndoshta mund të ketë në shtetet tjera. E vërteta është se kjo çështje është e lidhur dhe kërkon diskutim nga të gjithë faktorët dhe aktorët, dhe vetëm një ministër ose qeveria nuk mund ta zgjidhin këtë problem”.


“Nuk është mirë të ketë ngecje të madhe, jemi përballur me ngecje të tilla në të kaluarën dhe nuk duhet të lejojmë të përsëriten. Nuk duhet asnjë zgjidhje të hidhet poshtë dhe për çdo zgjidhje duhet të kërkohet zbatim praktik”, tha Mariçiq.

Sipas tij, shteti duhet të ndihmojë me mjete për përgatitjen e gjykatësve për gjykime të mundshme online./Telegrafi/