LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq – Gjorgievski: Përmes programeve arsimore evropiane deri te kushtet dhe perspektiva më të mira për të rinjtë

Mariçiq – Gjorgievski: Përmes programeve arsimore evropiane deri te kushtet dhe perspektiva më të mira për të rinjtë

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot u takua me drejtorin e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Marko Gjorgievski, për të diskutuar për aktivitetet aktuale dhe prioritetet e Agjencisë për periudhën e ardhshme, me fokus në promovimin dhe zbatimin e programeve evropiane në fushën e arsimit, rinisë, trajnimit dhe sportit.

Siç njoftojnë nga Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE), në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit dhe konsultimit të vazhdueshëm me Sekretariatin për Çështje Evropiane, si partner në krijimin e mundësive të reja për qytetarët e vendit tonë, si dhe për arritjen e prioriteteve në fushat: mjedisi dhe luftimi i ndryshimeve klimatike, transformimi dixhital dhe përfshirja.

Në takim, zv. kryeministri Mariçiq theksoi rëndësinë e aktiviteteve të agjencisë, si dhe të organizatave dhe institucioneve përfituese të programit, për të ofruar kushte dhe perspektiva më të mira për të rinjtë tanë, sepse ata me idetë, vizionin dhe energjitë e tyre janë bartëse të zhvillimit në shoqëri”, thuhet në njoftimin e SÇE-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori