LAJMI I FUNDIT:

Mariano Rajoy ka humbur votëbesimin në Parlament, zëvendësohet nga rivali socialist Pedro Sanchez

Mariano Rajoy ka humbur votëbesimin në Parlament, zëvendësohet nga rivali socialist Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, Partia Popullore e të cilit ka qenë e përfshirë në një skandal, nuk do të jetë më kryeministër i vendit, pas humbjes në një votëbesim.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësi i Partisë Socialiste, Pedro Sanchez, do ta zëvendësojë atë.


Po sipas mediave, mocioni i mosbesimit u iniciua nga Partia opozitare Socialiste e Punëtorëve (PSOE) dhe u mbështet nga partitë katalanase dhe majtistët Podemos.

Rajoy kishte refuzuar të japë dorëheqjen para votimit të mosbesimit dhe e ka mbrojtur partinë e tij në skandalin e korrupsionit.

Ditë më parë, dhjetëra zyrtarë të PP-së u burgosën për pastrim parash dhe mashtrim.

Rajoy, i cili kishte shërbyer si kryeministër për shtatë vjet, kishte arritur të “mbronte” një varg skandalesh korrupsioni brenda Partisë së tij Popullore (PP), por nuk ishte në gjendje të përballonte zemërimin politik pasi gjykata më e lartë penale e Spanjës gjeti se partia kishte përfituar nga një shantazh i madh dhe i paligjshëm – të njohur si rasti Gürtel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori