Këngëtarja e hitit “Touch My Body”, e cila së fundmi e ka treguar trupin e saj seksi, nuk ngutet që të krijojë familje me burrin e saj, Nick Cannon, sepse është e shqetësuar se mund të fitojë disa kilogramë përsëri.

“Mariah nuk ndihet mirë sa herë që bisedohet për të pasur fëmijë. Ajo të shikon sikur të kishe thënë një fjalë të ndytë, dhe pastaj të tregon se me trupin e saj, gjithë punën që e ka bërë dhe e bën për ta mbajtur në formë-një shtatzëni do të thoshte fund i linjës së mirë”, ka thënë një burim për revistën National Enquirer.