LAJMI I FUNDIT:

Mariah Carey: Vuaj prej 17 vitesh nga çrregullimi bipolar

Mariah Carey: Vuaj prej 17 vitesh nga çrregullimi bipolar
Mariah Carey (Foto: Getty Images)

Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka zbuluar së fundmi se vuan nga çrregullimi bipolar.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “People”, ku ka thënë se këtë diagnozë e kishte marrë vesh që në vitin 2001.

Mariah Carey (Foto: Getty Images)

Ky diagnostifikim kishte ndodhur rastësishëm kur këngëtarja ishte shtruar në spital si pasojë e një ezaurimi emocional dhe fizik, pas xhirimeve të filmit “Glitter”.


“Jetoja duke e mohuar faktin, në izolim dhe me frikën e vazhdueshme se dikush do të më ekspozonte”, ka thënë Carey për revistën e cila merret me yjet.

“Ishte një barrë shumë e rëndë për t’u mbajtur dhe unë nuk mund ta bëja më. Kërkova të kurohem, e rrethova veten me njerëz pozitivë dhe iu riktheva pasionit tim, muzikës”, ka shtuar ajo.

Tutje, këngëtarja Carey tregoi se po merrte ilaçe për çrregullime bipolare të llojit të dytë, që karakterizohet nga ndryshme më pak të rënda humori, mes hiperaktivitetit dhe depresionit.

Mariah Carey (Foto: Getty Images)

“Për vite me radhë mendova se vuaja nga çrregullime të mëdha gjumi, por nuk nuk bëhej fjalë për pagjumësi normale. Irritohesha shumë shpejt dhe jetoja me frikën e vazhdueshme se mos zhgënjeja njerëzit e afërt. Rezultoi se vuaja nga një lloj manie. Në atë gjendje mund të godisja murin”, ka përfunduar Carey.

Çrregullimi bipolar (i njohur edhe si maniako-depresioni) shkakton ndërrime serioze në humor, energji, të menduar dhe sjellje. Simptomat nga e cila manifestohet kjo sëmundje janë: ndjenja e trishtuar, nervozizmi, paaftësia për të përjetuar kënaqësi, lodhja apo humbja e energjisë, oreksi dhe ndryshimet në peshë, problemet me gjumin, përqendrimet dhe problemet me memorie, ndjenja e pavlefshmërisë ose fajit, dhe mendimet e vdekjes ose vetëvrasjes.

Këtë rrëfim për “People” këngëtarja e bën për herë të parë pas disa vitesh të vështira në jetën e saj, si ndarja nga babai i dy binjakëve të saj, komediani Nick Cannon, dhe fejesa e shkurtër por që bëri shumë bujë në media, me miliarderin James Packer. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti shpërthen në deklarata të forta teksa shikon Eglin dhe Danjën duke vallëzuar: Do t’ju shkatërroj të gjithëve

Gjesti shpërthen në deklarata të forta teksa shikon Eglin dhe Danjën duke vallëzuar: Do t’ju shkatërroj të gjithëve

Magazina
Hyrja e bujshme e Atilla Kardesh në Big Brother, Olsa Muhameti: Kam parë dokumentet, ligjërisht nuk kishte ushtruar dhunë ndaj Drenushës

Hyrja e bujshme e Atilla Kardesh në Big Brother, Olsa Muhameti: Kam parë dokumentet, ligjërisht nuk kishte ushtruar dhunë ndaj Drenushës

Magazina
Gjesti befason banorët me veprimin e tij qesharak: Fillon puth murin

Gjesti befason banorët me veprimin e tij qesharak: Fillon puth murin

Magazina
“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Magazina
Publikohet një video e Gjestit duke falur namaz brenda shtëpisë së Big Brother

Publikohet një video e Gjestit duke falur namaz brenda shtëpisë së Big Brother

Magazina
Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme rehabilitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brother

Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme rehabilitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori