Mariah Carey mahnit me elegancë, sa here që shfaqet në pushimet e saj vjetore në Aspen.

Të shtunën, këngëtarja e “All I Want for Christmas is You”, 54 vjeçe, bëri një ndalesë në dyqanin Gucci, shkruan DailyMail.


mariaa

Mariah dukej e zbukuruar me një fustan të gjatë, ngyrë bezhë dhe me një jakë të trashë.

Fustani kishte një të çarë në një kofshë që zbulonte çizmet e zeza me taka të larta me të cilat ajo kombinoi pamjen e mrekullueshme dimërore.

Diva e pop-it i mbante flokët e saj të gjatë kaçurrela dhe mbante syze dielli të zeza.

mariha

Në fillim të kësaj jave, këngëtarja e “Touch My Body” bëri ndalesa në Prada dhe në Valentino.

I dashuri i saj prej shtatë vitesh, Bryan Tanaka, 40 vjeç, konfirmoi ndarjen e tyre në një postim të gjatë në Instagram më 26 dhjetor dhe zbuloi se vendimi për t'i dhënë fund partneritetit të tyre ishte i ndërsjellë.

Një burim i tha Page Six se ndarja ndodhi sepse ai dëshiron të ketë fëmijë dhe ajo jo. /Telegrafi/

mariggg

marr 2