LAJMI I FUNDIT:

Maria Sharapova ka treguar si stërvit në plazh: Kam harruar sa është e vështirë!

Maria Sharapova ka treguar si stërvit në plazh: Kam harruar sa është e vështirë!

Lojtarja e parë e dikurshme e botës ka ndarë me fansat videon në të cilën stërvit me zell

Bukuroshja ruse, Maria Sharapova (33), edhe pse në fillim të këtij viti e ka lënë tenisin, nuk heq dorë nga ushtrimet.


Maria stërvit boks në mënyrë që të mbajë formën, ndërkaq këto ditë shpesh shkon në plazh në shoqëri të trajnerit të vet, Tommy Cassano.

“Kam harruar sa është e vështirë. E dua stërvitjen në ambient të hapur, më ka munguar. Ju falem nderit Tommy që stërvitjen ma keni bërë argëtuese”, ka shkruar Sharapova në shënimin e video-xhirimit në Instagram, transmeton Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by Maria Sharapova (@mariasharapova) on Jul 16, 2020 at 11:38am PDT

Më parë në një intervistë, Maria ka thënë: “Në mëngjes ha pemë, më pas një pjesë të bukës së thekur, djathë dhie dhe një pjesë mish të thatë”.

“Për drekë zakonisht ha proteina, pulë dhe supa. Në mbrëmje ha peshk me oriz apo patate”, ka thënë Maria.

Ajo po ashtu këshillon fansat që sa më shumë t’i shmangen ëmbëlsirave. /Telegrafi/