Me largimin e pronarit Roma Abramovich, nga Chelsea pritet të largohen edhe kryetari i klubit, Bruce Buck dhe drejtoresha Marina Granovskaia.

Dyshja janë figura shumë me ndikim në sukseset e Chelsea t gjatë viteve të fundit dhe kanë qenë pjesa thelbësore e ekipit të Abramovich në terren.

Marina Granovskaia është lavdëruar ndër vite për sukseset e saj në transferimet dhe politikat e klubit.

Por Abramovich kërkon të nxitojë për shitjen e klubit të tij dhe dyshja mund të largohen pas disa javësh.

Pse Abramovich po shet Chelsean?

Vendimi i Abramovich për të shitur është rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.

Duke pasur parasysh marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin - të cilën ai e mohon - Abramovich thuhet se është në listën e individëve që qeveria britanike po synon ta sanksionojë.

lexo po astu

Këto masa nuk janë zbatuar ende - pavarësisht se lideri laburist Keir Starmer i kërkon qeverisë konservatore ta bëjë këtë - dhe mbetet për t'u parë nëse Abramovich mund ta përfundojë shitjen brenda një afati kohor.

Chelsea owner Roman Abramovich may never live in the UK

Ai tashmë ua ka dorëzuar "administrimin dhe kujdesin" e klubit administratorëve të fondacionit bamirës të Chelseat, por procesi i shitjes mund të marrë javë apo edhe muaj për t'u finalizuar.

Ai kërkon 3 miliardë euro - diçka që shihet si një vlerësim i lartë dhe ekziston vetëm një grup i përzgjedhur individësh që mund të përballojnë këtë blerje.

Kush mund ta blejë Chelsean?

Një prej tyre mund të jetë britaniku Sir Jim Ratcliffe, themeluesi i Ineos Group. Ai raportohet se ka një pasuri prej 7.5 miliardë euro.

Ratcliffe është një tifoz i përjetshëm i Manchester United, por ka biletë sezonale te Chelsea.

0 GettyImages 1025514276

Ai tashmë zotëron skuadrën e Ligue 1, Nice, dhe ekipin profesionist të çiklizmit Ineos Grenadiers, i cili u largua nga Team Sky.

Gjithashtu në listën e mundshme të blerësve është edhe amerikani Todd Boehly.

Boehly është një pjesë e pronësisë së LA Dodgers dhe LA Lakers, dhe thuhet se kishte një ofertë të mëparshme për Chelsean që u refuzua në 2019.

1x 1

Dy emra të tjerë në kornizë janë miliarderi zviceran Hansjorg Wyss, i cili dha lajmin për dëshirën e Abramovich për të shitur, dhe pronari i Miami Dolphins, Stephen Ross. /Telegrafi/

telegrafi sport app